Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci së bashku me vazjën e tij, kandidaten për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Marigona Geci kanë vizituar Besnik Gjaka në Kodrën e minatorëve.
Geci ‘thumboi’ kundërshtarët politik duke thënë se nuk ka nevojë për zhurma, as për polici e për truproja për të shkuar në vizitë në Mitrovicën Veriore.
“Nuk ka nevojë për zhurma as për polici e për truproja. Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme”, shkroi Geci në Facebook, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Marigona Geci bashkë me Gani Gecin dhe ekipin e vajzave pjesë e fushatës së Marigonës, vizitojnë kryetarin e nëndegës së LDK-së në Kodrën e minatorëve, Besnik Gjaka.
Nuk ka nevojë për zhurma as për polici e për truproja.
Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme.
Në kodrën e minatorëve nuk kish banorë as serb as shqiptarë.