Adrijana Hodzic nga Nisma Qytetare “Komuniteti i bashkuar”, ka thënë se janë shpifje të gjitha ato që po thuhen se Lista Serbe e përkrahë këtë iniciativë.
“Të gjitha janë rrenë e kulluar, nuk e di qëllimin”.
Hodzic ka akuzuar Emilija Redzepi-n nga Partia e Re Demokratike Boshnjake, se vite më parë ka kërkuar përmes saj mbështetjen e Goran Rakiq të Listës Serbe.
“Më kujtohet një bisedë që kemi pasur me Redzepi-. Këtë plan e ka shpalosur dhe ka kërkuar që t’i vë në kontakt me Rakiq që ata t’ia sigurojnë disa mijë vota. Nëse ajo i merr dy vende në Parlament unë do të mbetesha ministre”, është shprehur Hodzic.
“Unë e kam refuzuar këtë. Më lini mua rehat. Rezultatet i kam pas punës sime. Nga 2001 keni qenë shërbyes i politikanëve të politikave të larta. Asgjë nuk keni punuar për komunitetin boshnjak. Mund ta them këtë në gjyq. Kjo është e vërtetë. Këto janë mekanizmat tuaj. Unë jam në shërbim të qytetarëve. Do të punoj vetëm për komunitetin boshnjak”.
Hodziq në Info Magazine ka thënë se fushatën për zgjedhje e bën me mjete personale.