Kandidati për dpeutet nga LDK, Driton Selmanaj ishte sot në Mitrovicë.
Ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se, fitorja e LDK-së është fitore për një Mitrovicë të zhvilluar në secilën sferë të jetës, është fitore për shtetin dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Postimi në Facebook:
Mitrovicë ✌?
Mitrovicë, të falemnderit për pritjen bujare dhe ngrohtësinë që na dhe!
Burrat dhe gratë, të rinjtë e të rejat e qytetit të minatorëve, ishin mbledhur sot për t’i dhënë bekimin shtëpisë tonë politike, për ta dërguar atë drejtë fitores.
Fitorja e LDK-së është fitore për një Mitrovicë të zhvilluar në secilën sferë të jetës, është fitore për shtetin dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Mitrovicë, ditëve tua të zymta po u vie fundi, sepse zhvillimi do të ndodh me qeverisjen e LDK-së dhe Kryeministrin Hoti.