Kandidati për deputet nga LVV, Arben Vitia ka bërë thirrje për të votuar gratë kandidatë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Vota për gratë ndihmon shtetndërtimin dhe shtynë progresin shoqëror”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Postimi në Facebook:
Në legjislaturën e kaluar, për herë të parë në historinë e institucioneve tona, asnjë nga gratë deputete të Lëvizjes VETËVENDOSJE! s’kishte nevojë për kuotën përfaqësuse. Angazhimi dhe puna e tyre për më shumë barazi e drejtësi i ngriti ato por edhe Lëvizjen deri në pikën ku kuota tani po tejkalohet e shpejtë edhe do të bëhet e panevojshme.
Votoni gratë në listën e Lëvizjes sepse vota për to i shton peshë ndryshimit që e synojmë. Vota për gratë ndihmon shtetndërtimin dhe shtynë progresin shoqëror.