Aleanca Kosova e Re ka thënë se nuk është e vërtetë që gjoja 50 anëtarë të kësaj partie në Vushtrri i janë bashkuar Vetëvendosjes.
“E vërteta është se z. Nasuf Aliu ka një vit që nuk është pjesë e AKR-së, kurse gjatë ditë së djeshme u tha se ai dhe 50 persona tjere kanë kaluar në VV, gjë që absolutisht është e pavërtet”, thuhet në reagimin e AKR-së
Njoftimi i plotë:
Reagim ndaj lajmeve të pavërteta.
FakeNews dhe lajme të pavërteta po shpërndahen gjithandej qe dy ditë, se gjoja 50 antarë të AKR-së në Vushtri kanë kaluar në VV.
E vërteta është se z. Nasuf Aliu ka një vit që nuk është pjesë e AKR-së, kurse gjatë ditë së djeshme u tha se ai dhe 50 persona tjere kanë kaluar në VV, gjë që absolutisht është e pavërtet.
Aleanca Kosova e Re njofton se strukturat e saj në Vushtrri janë të konsoliduara dhe të përgatitura për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe se personat se gjoja kanë aderuar nga AKR në VV për herë të parë i kemi parë.
Ne i urojmë suksese z. Aliu, por nuk është mirë që për tu dukur më i rëndësishëm të merret ende me AKR nga e cila përveq pozitave ende bukën e siguron nga ky subjekt.