Lideri i AAK-së, dhe kandidati nga kjo parti për president, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës në Klinë, ka thënë se qëllimi i Aleancës është forcimi i Kosovës.
“Gjithmonë qëllimi ka qenë forcimi i Kosovës. Nuk kemi pasur asnjë qëllim tjetër, as para luftës, as gjatë luftës e as pas luftës. Qëllimi është me forcu Kosovën. Një Kosovë që është e qëndrueshme, që është e fortë, që ka ekonomi të fortë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se lista e AAK-së, ka 13 doktorë shkence, ka juristë, inxhinierë, ish-ushtarë e po ashtu student të rinj.
E Pal Lekaj nga AAK ka bërë thirrje që më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, të dashurohet vetëm AAK-ja.
“14 shkurti është dita e të dashuruarve, aman mos e dashuroni askënd tjetër pos Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Lekaj.