Albin Kurti dhe Glauk Konjufca shfaqen bashkë nga Kamenica.
Lëvizja Vetëvendosje sikurse edhe partitë e tjera politike në vazhdimësi po bëjnë fushatë nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. Ndërsa sot partia e Albin Kurtit po viziton Kamenicën.
Ndonëse u përfol nëpër medie edhe nga analistë të ndryshëm politikë për një plasaritje midis Kurtit dhe Galuk Konjufcës, kjo fotografi mund të merret edhe si konfirmim i asaj se dyshja Kurti – Konjufca vazhdojnë të kenë raporte të afërta e të mira siç i kishin edhe në të kaluarën.
Një fotografi të kësaj dysheje e ka shpërndarë këshilltari i Konjufcës. Ilir Kërçeli.