Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Shala ka zhvilluar një vizitë tek fabrika e “Bylmeti”, në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë së bashku me Naim Ramizin, ku është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga pronari i fabrikës Ymer Berisha.
Tutje, ai tha se bizneset vendore kanë nevojë për përkrahje, ku prioriteti kryesorë i Aleancës do të jetë përkrahja e bizneseve dhe produkteve vendore.
Njoftimi i plotë:
Sot, ishim në vizitë tek fabrika “Bylmeti”, në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë së bashku me Naim Ramizin.
U mirëpritëm jashtëzakonisht mirë nga pronari i fabrikës Z. Ymer Berisha.
Qëllimi i vizitës tonë ishte të shohim për së afërmi se si punohet në këtë fabrikë që mund të themi është fabrika më e madhe në rrethinë.
Bizneset vendore kanë nevojë për përkrahje, prioriteti kryesorë i Aleancës do të jetë përkrahja e bizneseve dhe produkteve vendore.
#AAK135
#RamushiPërPresident