Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen këtë të diel me 14 shkurt do të angazhojnë 51 vëzhgues për monitorimin e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj.
Siç ka thënë ai vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë.
“Instituti i Kosoves për Drejtësi përmes 51 vëzhguesve do të bëj monitorimin e zgjedhjeve nacionale më 14 shkurt 2021.
Vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë”, ka shkruar Miftaraj.