Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video-mesazhi iu është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kurti thotë se kjo fushatë mund të përmbledhet vetëm me dy fjalë, me drejtësi dhe punësim, pasi sipas tij këto janë primare.
Lideri i VV-së, tutje shprehet se qytetarët tanë, eposaqërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjiteteshme , andaj janë këto zgjedhje.
Fjalimi i plotë
Me dy fjale mund të përmbledhet kjo fushatë e jona na nevojitet dretjësi dhe punësim,ama jo drejtësi vëc në gjykata por drejtësi për gjithë shoqëine, dhe jo punë sa për punësim punë profesional, qytetarët tanë posaqërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjiteteshme në vendin e vet prandaj janë këto zgjedhje, prandaj 14 shkurti është referendum, përfundon Kurti në video-mesazhin e tij.