Florian Dushi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka marrë pjesë sot në tubimin e LDK-së në Lipjan.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo Komunë edhe sot konfirmoi qëndrueshmërinë përballë atyre që me vendin tonë dëshirojnë të bëjnë eksperimente.
“Lipjani, Kryetari Ahmeti, dhe qytetarët e kësaj komune, sot priten plot entuziazëm e besim Kryeministrin Hoti dhe kandidatët e LDK-së për deputetë.
Lipjani i fitoreve të LDK-së edhe sot konfirmoi qëndrueshmërinë përballë atyre që me vendin tonë dëshirojnë të bëjnë eksperimente ideologjike të shekullit të kaluar!”, ka shkruar ai.