Kandidatja për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi elektoral në Suharekë ka bërë të ditur se edhe pak ditë i ndajnë nga fitorja e madhe.
Osmani në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar edhe disa fotografi ku shihen simpatizantët e këtij subjekti.
Përkundër shiut, shumë qytetarë i ishin bashkuar tubimit të VV-së. Madje, në këtë tubim shihen edhe flamuri i presidentit Rugova dhe flamuri Amerikan.
Ja shkrimi i saj:
Sot në Suharekë.
Vetëm pesë ditë na ndajnë nga plebishiti për njerëz që votën e cilësojnë të shenjtë e besimin qytetar- përgjegjshmëri!
#krejtdhedrejt127
#referendum