Haradinaj: Duam paqe me Serbinë, por jo kompromis në dialog

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Duam paqe me Serbinë, por jo kompromis në dialog

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Ramush Haradinaj

Kandidati i AAK-së për President dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në një tubim në Suharekë, ka folur për të ardhmen e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe bisedimet me Serbinë.

Haradinaj, që është i vetmi në fushatë që po flet hapur për temën e pashmangshme, atë të dialogut, ka treguar se për Kosovën nuk ka kthim prapa.

“Ne s’kemi çka me humb më shumë se sa që kemi humbë në luftën e fundit, ne tani kemi me fitu. Pra nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëjmë lëshime, nuk do të bëjmë kompromise. Do ta ruajmë Kosovën e 17 shkurtit me territor, me kufi, me atë që është”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kosova është e interesuar për të jetuar në paqe me Serbinë e rajonin, por duke e respektuar e mbrojtër atë që është e vetja.

“Por, dëshirojmë me jetu në paqe me Serbinë, dëshirojmë me jetu në paqe në rajonin tonë, por kuptohet duke u respektu, duke e mbrojtë tonën”, tha ai.

“Ne po dojmë me i dhënë fund konfliktit, asaj që ka mbete e pambyllur me Serbinë, por po ashtu dëshirojmë edhe me i dhënë një afat kohor të caktuar, pra nuk mundemi të presim pa kufi”, deklaroi mes tjerash Haradinaj në tubim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat