Kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, ka vazhduar fushatën elektorale në Shtime, Suharekë dhe Mamushë.
Osmani tha se kanë marrë mbështetje për qeverinë e shpresës së 14 shkurtit.
Ajo tutje thekson se me plebishtin e së dielës, qytetarët do të jenë partner për ndryshimin e madh që do të ndodhë.
Postimi i plotë:
Në Shtime, Suharekë e Mamushë morëm mbështetje për Qeverinë e shpresës së 14 shkurtit kur #referendumi do t’i sjell Kosovës drejtësi e perspektivë.
Me plebishtin e së dielës, qytetarët do të jenë partner për ndryshimin e madh që do të ndodhë!
#krejtdhedrejt 127