Haradinaj: AAK-ja ka rritje në çdo komunë

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: AAK-ja ka rritje në çdo komunë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është duke përjetuar rritje në çdo komunë të Kosovës.

Nga Deçani, kandidati për president, u ka dhënë një përgjigje atyre që “po thonë se Aleanca s’i ka punët mirë me votë”.

“Po ja nisi nga Obiliqi. Kryetari ynë Xhafer Gashi me punë ka bërë që AAK-ja të prijë, ndërsa prej numrit një deri në të dytin janë tri pozita të thata, se si prin AAK-ja në Obiliq. Te Bali Muharremaj në Suharekë, populli e ka pa punën e tij.

Në Rahovec kemi Smajl Latifin gjithë ditën në punë. Për Deçan mos të flasim. Juniku i vogël, i vogël por na e mban krahun. S’jemi keq as në Istog e Pejë. Kemi ndryshime në Skenderaj e Drenicë. Në krejt komunat e Kosovës ka rritje. Krejt këta që po kujtojnë se po e rrëzojnë Aleancën, duke dërguar lajme po harrojnë kush jemi, na kanë përzier me dikë tjetër”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat