Kryetari i VV-së, Albin Kurti sot ishte në Prizren dhe Klinë.
Nga atje mori mbështetje nga qytetarët duke shkuar se, më 14 shkurt, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet.
"Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj", ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi në Facebook:
Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.
Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet.
Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.
Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit.