Kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Liri Loshi, ka thënë në Facebook se i ka ardhur në mesazhe një ofertë për blerjen e votës.
500 euro për 500 vota ka thënë Loshi se i është bërë oferta.
Ai ka thënë se e ka refuzuar këtë gjë dhe bën thirrje për fushatë e zgjedhje të ndershme, pa shit-blerje të votave.
Postimi i plotë:
Më erdhi një ofertë interesante në Inbox. 500 euro për 500 vota. Jo një euro, por as edhe një cent nuk e jap për votën. Shpresoj që të paktën në Listën e Vetëvendosjes të mos gjendet një kandidat që do të japë para në këmbim të votës. Shitblerja e votës është dhënia dhe marrja e mitos e kjo quhet korrupsion. Shitblerja e votës është vepër moralisht dhe penalisht e denueshme.
Ne po e kërkojmë votën për NDRYSHIM. Ata që shesin dhe ata që blejnë votën nuk janë për ndryshimin. Ata janë për ngecjen në vend dhe degradimin. Blerja e votës sot është lajm i keq për qytetarin e Kosovës dhe është lajm i keq për demokracinë. Blerja e votës është tradhëti ndaj vullnetit për ndryshim. Refuzo ofërtat e tilla dhe denonco ato. Ky është hapi i parë në luftën kundër korrupsionit e që do të jetë luftë e vështirë.
Me respekt,
Dr. Liri Loshi,
kandidat për deputet
#KrejtdheDrejt127
#liriloshi89