Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim në Komunën e Pejës.
Aty kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj shpalosi programin e subjektit që ai drejton.
Para të pranishmëve Hoxhaj tha se platforma e tyre për rimëkëmbje ka dalë nga takimet që i kanë zhvilluar me qytetarë.
Në këtë tubim elektoral, foli edhe nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti i cili u kërkoi pejanëve që të mos lënë Kosovën në duart e atyre që i quajti të papërgjegjshëm, derisa i luti që më 14 shkurt të votojnë për Partinë Demokratike.