Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Lajqi ka vizituar disa nga lagjet e Mitrovicës së Veriut bashkë me kolegët e tij nga partia.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me 14 shkurt LVV-ja do ta festojë fitoren bashkë me qytetarët.
“Takim me banorë të lagjeve Suhodoll, Gushafc e Vinarc në Mitrovicën e Veriut. Me 14 shkurt, festojmë së bashku.
LVV 127, Albin Kurti 1”, shkruan ai.