Sot në ditën e fundit të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar në Lipjan.
Ai në tubimin e AAK-së u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, të sigurtë me një ekonomi të qëndrueshme që garanton jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.
Postimi i plotë:
Në Lipjan u zotova se do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
#ForcaeKosovës
RH