Kandidatja për deputete nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, gjatë ditës së sotme ka vizituar Mitrovicën.
Ajo ka thënë se fitorja e PDK-së do të konfirmohet të dielën, me mbështetjen edhe të qytetarëve të Mitrovicës.
Ndër të tjera ajo ka thënë se të dielën qytetarët e kësaj komune, do t’i drejtohen kutive të votimit për ta mbështetur partinë që e ka shkruar e përpiluar programin më të mirë të rimëkëmbjes për Kosovën.
Ky është postimi i saj i plotë:
“Fitorja e PDK-së do të konfirmohet të dielën me mbështetjen edhe të qytetarëve të Mitrovicës. Pritje e veçantë dhe madhështore, vlerësim e lartësim për vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat janë të mveshura me idealet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të dielën qytetarët e kësaj komune, do t’i drejtohen kutive të votimit për ta mbështetur partinë që e ka shkruar e përpiluar programin më të mirë të rimëkëmbjes për Kosovën.