Kandidati për deputet nga Lista LDK-AKR, Islam Pacolli pas premtimit për shpërblimin nga 10 mijë euro për gratë që lindin fëmijë, ka dhënë edhe një premtim të ri.
Ai në një intervistë ka premtuar shtesa për secilin fëmijë.
”Nga 50 euro shtesa për secilin fëmijë”, ka theksuar ai.
Ai ka premtuar ndihma për bizneset e prekura nga pandemia covid 19.
Ai është zotuar edhe për rritje të pensioneve dhe skemave sociale;
Pacolli në zgjedhjet e së dieles garon me numër 22.