Jeta Statovci ka qenë njëra nga kandidatet që është përcjellë vazhdimisht bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin. Bëhet fjalë për këshilltaren e Osmanit, kandidaten për deputete, Jeta Statovci.
E diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar, Statovci llogaritet si një nga kuadrot më të përgatitura në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes dhe listës së Vjosa Osmanit.
Tejet aktive në fushatë dhe e pandarë nga Vjosa Osmani, kandidatja Statovci ka një mesazh për të gjithë qytetarët, veçmas përkrahësit e saj. “Të nderuar,
Dua t’ju falenderoj përzemërsisht!
Fushata ime e parë drejt rrugës si deputete e ardhshme filloi në vendlindjen time në Prishtinë , e vazhdoi anembanë Kosovës ku fryma e ndryshimit ishte dukshëm e pranishme!
U takuam e diskutuam me shumë prej jush. Dëgjuam! Kishim intervista, organizuam bashkebisedime me grupe të ndryshme, sigurova mbështetje nga kompania Amerikane për shtrirjen e kujdesit paliativ në Kosovë e punova pa ndalë me energjinë më të madhe!
Jam prekur thellë nga shprehja e besimit nga qytetarët e shumtë që takova gjatë këtij rrugëtimi dhe ju falënderoj nga zemra. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj familjes, miqve dhe mbështetësve besnikë të cilët me aq bujari kontribuan kohën dhe përpjekjet e tyre në këtë fushatë.
Si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga programet e mija pa dyshim se do të jetë edhe zëri i fuqishëm i arsyes, dhe ndryshimit. Gratë duhet guxuar, për të hyrë në rrugën e garës, përmes së cilës duhet dalur triumfuese, në rrugën e barazisë, dhe të sfidës për të ndërtuar të ardhmën tonë të përbashkët.
Falenderoj të gjithë miqët, nga Kosova, SHBA, Evropa e më gjerë, për telefonatat, mesazhet dhe inkurajimin në garën drejt Kuvendit të Republikës.
Përkrahja juaj, motivimi dhe suksesi im!
Ju falenderoj përzemërsisht”, shkruan Jeta Statovci në Facebook