Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se fillimisht synon të bëhet president me votat e qytetarëve.
“Ne synojmë të fitojmë fillimisht me votën e qytetarëve, pastaj do të kërkojë votën e deputetëve dhe te partive politike me një formulë të një koalicioni të gjerë”, tha Haradinaj.
Ai tha se program i partisë së tij është që të rritën pagat në mënyrë graduale.
“Në katër vjet që paga mesatare me qenë rreth 500 euro, por 1000 euro”, tha ai duke theksuar se kanë dhënë projeksione 4 vjeçarje për qeverisjen.