Nisma Socialdemokrate e ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës në Prizren.
Në këtë komunë u promovuan kandidatët për deputet të kësaj partie.
Si kryetari i këtij subjekti Fatmir Limaj, ashtu edhe kandidati për deputet Zafir Berisha, bënë thirrje të votohet Nisma Socialdemokrate sidomos nga ish-ushtarët të cilët, sipas tyre, e gjejnë veten dhe përfaqësohen vetëm me këtë parti.
Limaj, edhe në ditën e fundit të fushatës, pati kritika për kundërshtarët që këtë herë një vizitë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e krahasoi me syneti.