Kandidati i PDK’së për kryeministër Enver Hoxhaj thotë se Albin Kurti nuk ka pranuar ftesën e tij për debat për shkak të frikës së humbjes.
“Z.Kurti realisht i ka ikë debatit për arsye se s’ka program dhe ka pasur frikë që ndoshta në një përballje të matshme do të humbte debatin”, tha Hoxhaj.
“Por unë po e shoh që ai i ka ikë debatit edhe me analist dhe studio tjera.
Kjo të kujton një kohë tjetër kur njerëzit që pretendonin të jenë kryeministër i ikin debateve”, shtoi ai.