Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në disa vendvotime në Prishtinë, nuk ka më fletvotime.
Ai ka thënë se qytetarët janë duke pritur më shumë se 20 minuta, përcjell Bota sot.
Sipas Manxhukës, kjo është shkelje për të ushtruar të drejtën e votës
“Në disa vendvotime, sidomos në Prishtinë, nuk ka më fletvotime! Qytetarët janë duke pritur tash e më shumë se 20 minuta. Kjo është shkelje esenciale për të ushtruar të drejtën e votës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS