Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi ka bërë thirrje që të gjithë të dalin në votime, për ti dhënë kuptim dmeokracisë.
Ajo poashtu ka shkruar duke iu drejtuar qytetarëve se duhet votuar për të ndërtuar të ardhmen siҫ e duam, për të mirë e fëmijëve tanë.
“Votoni të gjithë”, bën thirrje ajo.
“Vetëm edhe një orë e 30 minuta na kanë mbetur, për t’i dhënë kuptim demokracisë. Për ta ndërtuar të ardhmen ashtu siç duam, për të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë. #VotoniTëGjithë”, shkruan ajo./Bota sot