Zvicër: Vdiqën 7 persona pas konsumimit të djathit, prodhuesi dënohet me dy vjet burg

Zvicër

Zvicër: Vdiqën 7 persona pas konsumimit të djathit, prodhuesi dënohet me dy vjet burg

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Shtatë persona kishin vdekur dhe dhjetëra të tjerë ishin sëmurë pasi kishin ngrënë djathë nga një prodhues në kantonin Schëyz në Zvicër, i cili u dënua pas katër vitesh hetime.

Ish-djathbërësi u dënua me 2 vjet burg me kusht për vrasje nga pakujdesia, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, përcjell Klankosova.tv

Me kusht është shqiptuar edhe një gjobë shtesë prej 80 pako ditore prej 120 frangash secila (afërsisht 122 euro).

I pandehuri gjithashtu u dënua për akuza të shumta për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe shkelje të ligjit për ushqimin. Djathëbërësi i dënuar shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë të prekurit në gjykatë dhe tha se i vjen keq për incidentin.

Kujtojmë se, mes vitit 2018 dhe 2020, gjithsej 34 konsumatorë u sëmurën nga produktet nga fabrika tashmë e mbyllur e djathit në Steinerberg në kantonin Schwyz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat