Në raundin e tretë të referendumeve kombëtare, të planifikuar për 22 shtator 2024, qytetarët zviceranë do të votojnë për reformën e pensioneve profesionale, e njohur edhe si ‘shtylla e dytë’ në skemën e pensioneve të vendit.
Prej disa vjetësh, sigurimi i pensioneve profesionale ka qenë nën presion në rritje.
“Financimi i anuiteteve në pjesën e detyrueshme të sigurimit të pensioneve profesionale aktualisht është i pamjaftueshëm”, tha Këshilli Federal në një njoftim për shtyp.
“Nga njëra anë, fondet e pensioneve marrin kthime më të ulëta. Nga ana tjetër, jetëgjatësia po rritet dhe për këtë arsye pensionet duhet të paguhen më gjatë”.
Kjo reformë e propozuar nga qeveria parashikon masa për të forcuar financimin e pensioneve të ardhshme dhe për të përmirësuar mbulimin e personave që punojnë me kohë të pjesshme, si dhe atyre me paga të ulëta.