Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë pas shembjes së skeleve në një ndërtesë 19 katëshe në Lozanë të Zvicrës.
Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat e tjera të këtij incidenti të rëndë.
Mërgimtarë që jetojnë atje, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Aty shihet një numër i madh i punëtorëve – si dhe Policia e njësitet tjera që kanë intervenuar.