Një defekt kabllor shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjati disa orë në disa pjesë të Bazelit mëngjesin e së dielës.
3500 konsumatorë të furnizuesit kantonal të energjisë elektrike IWB kanë mbetur pa energji deri në pesë orë.
Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi në orën 4:15 të mëngjesit në Grossbasel, raportoi IWB.
Tutje, raportohet se për shkak se gjatë riparimit ndodhën luhatje problematike të energjisë, furnizimi me energji u rivendos në faza, shkruan Blick.