Aeroporti i Baselit është evakuhuar pas një alarm për bombë të premten në mëngjes.
Të gjitha fluturimet u ndërprerën, ndërsa punonjësit udhëtarët dhe i gjithë stafi është dashur të largohen nga aeroporti, raporton 20 minuten.
Aeroporti konfirmon se terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë. Mesazhi është postuar edhe në faqen e aeroportit.
“Nuk ka megafonë të përdorur, kështu që ju nuk mund të kuptoni udhëzimet e sigurisë të policisë,” thuhet në njoftimin e tyre.
Në pamje, shihen shumë pasagjerë që qëndrojnë jashtë objektit të aeroportit.