Bëri shqiponjën në Beograd, arrestohet një shtetas i Zvicrës - Daçiq jep detaje

Zvicër

Bëri shqiponjën në Beograd, arrestohet një shtetas i Zvicrës - Daçiq jep detaje

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 10:45
Ilustrim

Një shtetas zviceran është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç raportohet bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Siç raporton “N1” arrestimi i tij u bë në sheshin “Nikola Pashiq”, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është duke u kërkuar.

Personi i arrestuar është B.C. 32 vjeç.

Ndërsa personi i kërkuar G.V. 33 vjeç, po ashtu shtetas i Zvicrës, është shpallur në kërkim.

“Puna e mëtutjeshme për këtë rast vijon”, ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat