Zize Pepshi, nënkryetare e Degës se LDK në Zvicër ka reaguar pas ‘zhurmës’ që po bëhet në Kosovë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ajo përmes një postimi në Facebook, e propozon akademik Nexhat Dacin për president.
Sipas saj, me zgjedhjet e Dacit do të stabilizohet populli i Kosovës.
Postimi i plotë:
Gjithë kjo zhurmë për President të Kosovës. Dhe këto parti me kapadai të vet, nuk kanë të ndalur.....
Po të untë për pushtet dhe të trishtuar për popullin e vet....
Ju më dashtë popullin dhe Kosovën, e propozoni nga ASHAK-u, Akad. Nexhat Dacin për President.
Kështu do ta stabilizoni popullin dhe vetën e juaj.