Iniciativa qytetare e Vjosa Osmanit do të përfaqësohet me 14 kandidatë në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Osmani, që është edhe ushtruese e detyrës së presidentes, javë më parë firmosi marrëveshje me liderin e VV-së, Albin Kurti, që të garojnë bashkë në këto zgjedhje.
E, përkrahja për ish-nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vije nga të gjitha anët.
Mërgimtari Flamur Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, siç mëson gazeta “Bota sot”, një profesionist i madh i djathit zviceran, ka bërë disa dekore, me sloganin e platformës së Vjosa Osmanit, “Guxo”.
Kujtojmë se Osmani si bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ishte e dyta më e votuara në Kosovë pas Kurtit.
Por më pas, marrëdhëniet e saj me LDK-në u ftohen deri në atë pikë, sa partia mori vendim ta shkarkojë nga pozita e nënkryetares.
Sipas asaj që është prezantuar, Vjosa Osmani garon për t’u bërë presidente, kurse Kurti kryeministër.
Përfaqësuesit e “Vjosës” në listën e VV-së:
2. Vjosa Osmani
8. Donika Gervalla
16. Haxhi Avdyli
24 Faton Peci
33. Doarsa Kica
40. Burim Karameta
48. Jeta Statovci
56. Rrustem Leti
64. Nasuf Bejta
72. Ekrem Mustafa
80. Gresa Bytyqi
88. Blerim Gashani
96. Leonora Sfarqa
104. Nita Bakalli





