Një grua 44-vjeçare, me shtetësi të Kosovës ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pas një rasti të rëndë të dhunës në familje, në Schafisheim të Kantonit Aargau.
Policia e kantonit ka arrestuar burrin e saj si të dyshuar për dhunën e ushtruar, shkruan blick.ch.
Pak para orës 1 të pas mesnatës së të premtes, policia ka marrë një raport se një krim kishte ndodhur në një shtëpi, në Juraweg në Schafisheim AG.
Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?
Policia dhe shërbimi i ndihmës së shpejtë menjëherë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një grua 44 vjeçe, pa shenja jete, në shtrat.
Por, mjekët e ndihmës së parë më pas patën sukses në rianimimin e saj. Shqiptarja tani është në kujdes intensiv, shkruan Policia Kantonale e Aargaut në një komunikatë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/12/850x636_Bildschirmfoto-2021-03-12-um-19.26.151615573886.jpg)
Burri, një shtetas zviceran 46 vjeç, është arrestuar, pa rezistencë. Gjetjet fillestare tregojnë për një përpjekje vrasjeje të kryer nga ai. Megjithatë, rrethanat dhe motivet e sakta janë ende të paqarta. Policia e kantonit Aargau ka filluar hetimet ndërsa prokurori publik ka hapur procedurën e hetimit penal.