Operatori i dyshuar i këtij lokali, një shqiptar nga Kosova 34-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendin ku u zhvillua inspektimi.
Në Oensingen të Zvicrës, policia e kantonit të Solothurnit ka kontrolluar një pronë të premten në mbrëmje nën dyshimin se aty zhvillohen lojëra të paligjshme të fatit. Ajo ka kapur me këtë rast disa njerëz duke luajtur bixhoz si dhe ka konfiskuar para dhe gjësende të vjedhura, shkruan Aaagauer Zeitung.
Gjatë inspektimit, janë sekuestruar disa dhjetëra mijë franga si dhe një armë dhe pasuri të dyshuara me prejardhje kriminale. Janë kontrolluar të gjithë njerëzit e pranishëm.
Ata do të raportohen për shkak të shkeljeve të ndryshme në fushën e ligjit ekonomik dhe të punës dhe mosrespektimit të udhëzimeve rreth pandemisë.
Operatori i dyshuar i këtij lokali, një 34-vjeçar nga Kosova ndodhej gjithashtu në vendin ku u zhvillua inspektimi dhe po ashtu është raportuar.
Policia, në këtë aksion të saj është mbështur nga punonjësit e zyrës së prokurorit publik në Kantonin e Solothurnit dhe Komisioni Federal i lojërave të fatit.