Arritje e madhe e Kushtrim Musliut: Kompania e tij nënshkruan marrëveshje me Jean Cloud Van Damin!

Zvicra

Arritje e madhe e Kushtrim Musliut: Kompania e tij nënshkruan marrëveshje me Jean Cloud Van Damin!

Nga: N.Sh. Më: 7 qershor 2021 Në ora: 08:51
Kushtrim Musliu dhe Van Dam

Kushtrim Musliu pronar i kompanisë “HELFER- Geneva ” në Zvicërr ka arritur marrëveshje për promovim dhe sponsorim të orëve “HELFER” me artistin me famë botërore Jean Cloud Van Dam.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka treguar përmes një postimi në facebook se, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së parë u arrit në Bruksel javë më parë kurse u finalizua në Paris gjatë Festivalit të Filmit “Paris 2021”.

Sipas tij, nga tani ora mirënjohur “HELFER” do të shkëlqej dhe promovohet në mbarë botën nga ylli i filmit botëror Jean Cloud Van Dam.

"HELFER" prodhim zviceran me kreativitet dhe imagjinatë të Kosovës.

Këtu mund ta shihni videon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat