Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në facebok ka treguar së bashku me shefin e konsullatës, Sami Kastrati në Cyrih kanë vizituar lokalin e Fidan Bërnjashi, përcjell “Bota sot”.
Ai më tej thotë se Zvicra është shembulli i një shteti ku shqiptarët kanë mbi 150 lokale dhe përveç kësaj ka edhe sportist, artist e mjekë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi kur sheh qytetarët tanë të cilët sot janë pronar të shumë lokaleve dhe bizneseve në qytetin e Cyrihut, dhe në mbarë shtetin helvetik. Një nga ta është edhe Fidan Bërnjashi nga Karaçeva.
Së bashku me shefin e konsullatës Sami Kastrati në Cyrih vizituam biznesin e Fidanit. Sipas informatave vetëm në Cyrih me rrethinë shqiptarët janë pronarë të mbi 150 lokaleve.
Zvicra është shembulli më i mirë ku komuniteti ynë i mrekullueshëm atje, janë pronar të bizneseve biznesmen, mjek, sportist dhe artist të njohur.
Të vendosur që në qdo hap ti qëndrojmë afër diasporës tonë të shtrenjtë.