Politikani shqiptar Përparim Avdili me prejardhje nga Kumanova, në mbledhjen e anëtarësisë së Nëndegës së IX-të të Partisë Liberale të Cyrihut është rizgjedhur kryetar i Nëndegës dhe është nominuar në listën për zgjedhjet e Parlamentit të Zyriut.
Me fitoren e tij në vitin 2018 Avdili ishte i pari shqiptar në parlamentin e Zyriut.
Tashmë Përparim Avdili është një politikan që ka bërë emër me parimet e tij konsekuente liberale dhe tashmë ka gjetur përkrahjen e shumë njerëzve që besojnë tek puna e tij.