Shoferi i Lamborghinit, i cili para pak ditësh u dënua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.
Në mediat e Kosovës janë publikuar foto të momentit kur emigranti kosovar nga Zvicra ndalet nga Policia e Shqipërisë.
Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Kujtojmë se drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.