Zyra Federale e Shëndetit Publik ofron informacion të përditshëm mbi zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër. Blick përmbledh vazhdimisht shifrat nga autoritetet, përcjell “Bota sot”.
E premte, 23 korrik: BAG raporton 791 raste të reja me koronavirus
Në 24 orët e fundit u raportuan 791 infeksione të reja me koronavirus, në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testeve të kryera është 28,687. BAG raporton 2 vdekje të reja si pasojë e CoVID-19. Po ashtu, raportohet se 13 persona u shtruan në spital.