Një veturë me targa jo të zakonshme është parë në Grykë të Rugovës gjatë ditës së dielë.
Një mërgimtar nga Zvicra ka zgjedhur që targat e veturës t’i ketë “Kurti”, të ngjashme me mbiemrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Qytetari, i cili e ka dërguar këtë fotografi tregon se vetura është parë rreth orës 14:00.

Ajo u pa në rrugën që shpie nga Peja për në bjeshket e Rugovës.