Një tragjedi ka ndodhur në Ticino të Zvicërs, ku një 28 vjeçar është mbytur në lum duke i ikur policisë.
Të mërkurën në mëngjes, një burrë 28-vjeçar hyri për të vjedhur në një apartament në Bellinzon.
Ndërsa ikte nga policia, burri u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt. Trupi u gjet pak pas orës 10 të mëngjesit. në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas policisë së kantonit.
I mbyturi është një 28-vjeçar pa adresë të përhershme.
Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe kishte ndalesë në shtetin e Zvicrës.