Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka dënuar 44-vjeçarin nga Kosova, baba i tre fëmijëve për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual.
Dënimi që i është shqiptuar për këto vepra penale është 60 njësi ditore prej 100 frangash (periudha e provës: dy vjet) dhe një gjobë prej 2,000 frangash.
Zyra e prokurorit publik ka apeluar kundër vendimit.
Për këtë arsye departamenti penal i Gjykatës së Lartë Zug po merret me lëndën.
Babai i martuar i tre fëmijëve punonte si përgjegjës në një kantier ndërtimi në kantonin Zug.
Ai i kishte vënë syrin koleges së tij 22-vjeçe e cila ishte punësuar përkohësisht në atë kantier.
Sipas fakteve të përshkruara në aktgjykimin e gjykatës së lartë, burri i ishte afruar punëtores së re që në fillim dhe i kishte kërkuar numrin e telefonit.
Ajo ja kishte dhënë numrin sepse kishte supozuar se ishte e detyruar ta bënte këtë, pasi, duke qenë përgjegjës pune, ai duhej të ishte eprori i saj.
Shiptari i kishte kërkuar asaj që ta linte ta puthte – gjë që ajo e kishte refuzuar “qartë” sipas gjykimit – ai i ka shkruar dhe dërguar asaj mbi 30 mesazhe në një ditë, disa prej tyre banale, përfshirë kërcënimet për përdhunim.
Një herë, shkruan prokurori publik në apelin e tij, 44-vjeçari i qe afruar gruas së re pa u vënë re, e kishte kapur, ngritur dhe shtyrë përpara në një dhomë. Aty ai ishte ekspozuar para saj, dhe i kishte kërkuar të prekte organet gjenitale të tij . Por, ajo e kishte larguar atë.
Sipas zyrës së prokurorit publik, ai e kishte krijuar me qëllim këtë situatë dhe kishte pritur derisa e kishte gjetur viktimën vetëm.