Një aksidenti tragjik ka ndodhur pasditen e së premtes në një hotel në Tiranë, ku A.M 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë.
A.M banonte në Zvicër, derisa në Shqipëri ishte vetëm për pushime.
Siç raportojnë media të ndryshme, viktima doli në ballkonin e hotelit për të bërë fotografi, mirëpo për shkak se hekurat e ballkonit ishin të ndryshkur, për një moment ata u këputen dhe shqiptari 28 vjeçar nga Zvicra ra nga ajo lartësi.
Për këtë rast tragjik, ka raportuar edhe media zvicerane “20.min”, ku ka marrë informata nga punëdhënësi i të ndjerit, përcjell “Bota sot”.
"Ende nuk mund ta besoj", thotë VM *, punëdhënësi i viktimës, për median zvicerane.
Mustafi punoi si shofer në kompaninë e tij të transportit: "Ai ishte një punonjës shembullor dhe një mik i mirë".
Shefi e përshkruan të ndjerin si person "shumë të dashur", derisa edhe e konfirmoi se i ndjeri ishte në pushime në Tiranë për pesë ditë, duke lënë pas vete dy fëmijë të moshave dy dhe katër vjeçare.
Në fund, punëdhënësi i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.
Gjithashtu, edhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) konfirmoi vdekjen e Ajdin Mustafit për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Në një version të parë të artikullit u tha se viktima ishte një mësues. Ky informacion u shpërnda fillimisht nga mediat shqiptare dhe pas kërkimeve është vërtetuar se ky informacion është i rremë./BS