Në vazhdën e aktiviteteve në mërgatë, dhe në ditën më sublime të kombit tonë, ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, anekënd globit, u festua dhe do festohet festa e vetme që bashkon shqiptarët pavarësisht, bindjeve religjonare, politike, e rajonale, prej nga edhe në Zvicër u shënuan disa nga manifestimet e shumta të kësaj feste kaq të veqant për gjithë popullin shqipëtar.
Kështu ishte edhe në Uznach të Kantonit të St. Gallenit, e cila u organizua nga Lëvizja Vetvendosje, pika Obersee – St. Gallen, qendra për Zvicër, në përbërje të këshillit organizativë të: Ilmi Cakolli Kryetar i pikës , Kushtrim Berisha Deputet kantonal i Shvicit i Partisë Socialdemokrate, Fatime Grajçevci, sekretare e gruas aktiviste në pike, Naim Avduli, donator dhe aktivist dhe Argjend Shehu nga departamenti i logjistikës dhe aktivitet të kësaj pike.
Organizimi ishte në masa të rrepta të kontrollit të çertifikatave të pandemisë dhe me një pjesëmarrje vetëm e të ftuarëve, si aktivistë dhe donator të saj, gjatë periudhave të ndryshme.
Kështu kishin parapar organizatorët, që në një ambient më të ngushtë të shënohet dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, edhe përkundër vullnetit dhe gatishmërisë që një festë e tillë të festohet edhe më masovisht, karshi masave të Cowid 19, ato kishin mungua tash e dy vite, andaj po e thyenin sa do pak heshtjen e kësaj feste kaq të madhe për ne në përgjithësi e në veqanti këtu në mërgatë.
Pasi të ftuarit u sistemuan në vendet e veta si zakonisht u lëshua hymni kombëtar për të vazhdu me moderatoren Shpresa Rrahmoni – Ida, e cila në emër të organizatorëve hapi programin dhe me një here ftoj kryetarin e kësaj pike, z. Ilmi Cakollin për një fjalë rasti lidhur me festën e nëntorit dhe rëndësin e saj.
Mes tjerash z. Cakolli potencoj rëndësin historike të festave të nëntorit për popullin shqipëtar, që nga 28 nëntori i vitit 1443 në Krujën legjendare, ku Skenderbeu shpalosi për herë të parë flamurin tonë kombëtar, për të vazhdua kështu pas shumë përpjekjeve me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2012 me shpalljen e mëvetësisë nga Ismail Qemajli, dhe kabineti i tij në Vlorën heroike, për të vazhdua edhe me demostratat e vitit 1968, për tu pasua me historinë më të re të kombit tonë, ate të daljes së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, pikërisht më 28 nëntor.
E gjithë salla e restorantit, pronar i familjes Rrafshi, ishte stolisur me ngjyra kuq e zi, dhe ishin kujdesur që të pregadisin pije dhe ushqime tradicionale, prej nga të pranishmit u ftuan për një drekë të përbashkët, para se të fillonin me programin e parapar për këtë manifestim kaq të rëndësishëm për gjithë pjesëmarrësit.
Pas drekimit sponsorizuar nga donatorët e Lëvizjes Vetvendosje, organizatorët kishin ftua edhe Shoqërinë Kulturore dhe Artistike “Dardania” nga Winterthuri, e cila kësaj radhe po paraqitej me këngë folklorike kushtuar flamurit, heronjëve dhe dëshmorëve të kombit, prej nga moderatorja prezentoj edhe një historik të shkurtër të kësaj shoqërije e cila po ruan dhe mban gjallë frymën kombëtare përmes, këngës, valles, veshjeve dhe traditave tona kombëtare, sidomos për brezat që po lindin dhe rriten në mërgatë.
Edhe kësaj radhe ajo u prezentua me një valle instrumentale, mandej “këngë për flamurin” kënduar nga veterani i kësaj shoqërije Hamit Shillova, Istref Tahiri dhe Ekrem Beqiri, për të viju me këngët e radhës si: “Kreshtat e Kosovës”, “djemt e shqipes”, “shumë një natë e vështirë”, mandej “një atdhe një flamur” për të përfunduar me këngën për prisin e LVV-ës, njëherit kryeministrin e republikës së Kosovës, z.Albin Kurtin që nxiti duatrokitje të forta nga të pranishmit.
Kryetati i kësaj pike, z. Ilmi Cakolli dhe Naim Avduli u ftuan nga moderatorja po ashtu për ndarjen e disa faleminderimeve në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë lëvizjes, në periudha të ndryshme, prej nga përfituan shumë aktivist dhe sidomos donatorë si dhe një deputetit të kantonit të Schwyzit, njashtu edhe për SH.K.A “Dardania” për angazhimet dhe ndihmesat e tyre në forma të ndryshme.
Pjesa më interesante dhe më e gjallë natyrisht se ishte pjesa e programit, me valle burimore ekzekutuar nga orkestra e shoqërisë “Dardania” me surla; Hamit Shllova dhe Mehmet Sermaxhaj dhe tupani nën mjeshtrin e madhë Tefik Shavda, prej nga ngjalli një reagim te publiku, ku thuaja se asnjë nuk mbeti pa u kyqur në vallet tona autoktone, nën tingujt e veglave që i cekëm më lart.
Gjatë një pauze të vogël shfrytëzuam, disa momente nga të pranishmit dhe posaqërisht organizatorët, ti intervistojm mbi rrjedhën dhe përshtypjen e kësaj feste, që u organizua sot në një ambient modest dhe shumë të qetë, me një simbolik që po përqon një mesazh se ne jemi, ekzistojm dhe veprojm edhe atëhere kur kemi sfida.
Kështu na tha edhe Fatime Grajçevci, sekretare e gruas aktiviste në pike se: “Kësaj radhe nuk lejuam të na ik ky përvjetor, dhe kjo fesë e gjithë shqipëtarëve, e vetmja që na bashkon në idealet tona”.
Naim Avduli, një aktivist dhe donatorë i kësaj pike, ishte i kënaqur që po festohej kjo festë sepse i kishte mungua, prej se erdhi pandemia dhe u zotua se do të vazhdojn edhe më tutje me aktivitete në të mirë të mërgatës sonë, duke ju urua në fund të gjithë shqipëtarëve ditën e festës së flamurit kombëtar.
Teuta Sadiku e cila kishte mbërri që sot nga Presheva, vetëm e vetëm për të marrë pjesë në këtë festë të madhe të popullit tonë, prej nga veqoj se; “popullata në Kosovën Lindore nuk e kanë mundësin të organizohen dhe festojnë në përmasa të tilla për shkak të represionit serb atje dhe ndalimin e flamurit kombëtare”, andaj ajo shpreson se një ditë do të festojnë gjithë së bashku ku do që janë shqipëtarët.
Kurse Kushtrim Berisha deputet në Kantonin e Shvicit, nga partia e socialdemokratëve, u shpreh se: “krenohet për ate se është shqipëtarë dhe jep kontributin edhe për partit shqipëtare, pavarësisht angazhimit të tij në kanton”, i del mjaft kohë sa për ti ndihmua edhe bashkëatdhetarët në mërgatë prej nga bëri po ashtu një urim për festën e 28 nëntorit.
Edhe Mehmet Sermaxhaj nga SH.K.A “Dardania” ishte përmallua ti binte veglave dhe surles bashkë me bacen Hamit, dhe ndnjente një kënaqësi të veqant kur nën tinguj dhe ritmin e tupanit po vallëzonin masa aq përmallshëm, nga të gjitha këto ndalesa që i patem tash e dy vite në pa mundësi për të zhvillu aktivitet kulturor.
Në fund kryetari i kësaj pike, z. Cakolli u nda i kënaqur që u festua kësaj here kjo festë e veqant për gjithë shqipëtarët edhe pse jo në kushte normale, prap se prap aspiratat tona mbesin breng e gjithë neve që po jetojmë e veprojmë në mërgatë, tha ai mes tjerash.
Natyrishtë se për pjesën argëtuese dhe me muzikë të zhanrit tjetër me valle festive, ishte kujdes Naim Avduli me grupin e vetë, ku u përfëshinë shumica së bashku, prej nga edhe po rrumbullaksohej si organizim i këtij evinimenti, me shpresë se heren tjetër ta festojm nëntorin e tretë, dhe në kushte normale nga e gjithë kjo pandemi që ka përfëshirë globin.