Ish kryetari i degës së LDK-së në Zvicër dhe veprimtari Haki Latifi ka njoftuar se është ndarë nga jeta njëri ndër themeluesit e Nëndegës së LDK-së në Olten/SO dhe ish kryetar dhe anëtar i Kryesisë së kësaj Nëndege, Hasan Avdyli!.
Latifi me këtë rast ka ngushëlluar familjen dhe bashkëveprimtarët e Hasan Avdyla.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjën në përjetësi të bashkëveprimtarit në kohërat më të vështira, si humanist dhe atdhetar i shquar; njëri ndër themeluesit e Nëndegës së LDK-së në Olten/SO dhe ish kryetar dhe anëtar i Kryesisë së kësaj Nëndege, Hasan Avdyli!
Ngushëllimet e mia të sinqerta; familjës, të afërmëve, miqëve, bashkëveprimtarëve si dhe të gjithë atyre që e kanë njohur këtë njeri të mirë dhe të përkushtuar në rrugëtimin për Liri, Pavarësi dhe Demokraci!
I pastë shpirti dritë!
Zoti e bekoftë jetën e tij!
30 nëntor 2021
Haki Latifi