Të nderuar anëtarë të familjes Avdyli, lajmi për vdekjen e Kryefamiljarit tuaj z. Hasan Avdylit na tronditi thellë në shpirt.
Më lejoni që me rastin e vdekjes së prindit, vllaut tuaj, të ju shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta të Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.
Z. Hasan Avdylin e njohëm si një burrë i urtë dhe i dashur për të gjithë, burrë serioz e i fjalës, patriot dhe antarë i denjë i LDK-së që nga themelimi i saj.
Përkrahës i flakët i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Për të kishim nevojë ne të gjithë, bashkëveprimtarët.
Veprat e tija të mira do të mbeten shembull për të gjith ne, në të ardhëmen.
Të nderuar familjar, në këto momente të dhembjes dhe pikëllimit, bashkëndiejmë me ju dhimbje për humbjen e më të dashurit tuaj, bashkëveprimtarit tonë të nderuar, i cili iku papritmas.
E nderuara familja Avdyli, ju duhet të ndiheni Krenar me Veprimtarin dhe punën e tij.
Baca Hasan na iku heret në amshim!
Do të na mungoj edhe neve!
LDK-së Dega në Zvicër